Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Danieli

 

Kapitulli 12

 

 

1.

 

"Nė atė kohė do tė dalė Mikaeli, princi i madh, mbrojtėsi i bijve tė popullit tėnd; dhe do tė jetė njė kohė me ankthe, ashtu si nuk ka pasur kurrė qė kur se ekzistojnė kombet e deri nė atė kohė.

    
 
 

2.

 

Shumė nga ata qė flenė nė pluhurin e tokės do tė zgjohen, disa nė njė jetė tė pėrjetshme, tė tjerė nė turpin dhe nė poshtėrsi tė pėrjetshme.

    
 
 

3.

 

Ata qė kanė dituri do tė shkėlqejnė si shkėlqimi i kupės qiellore dhe ata qė do tė kenė ēuar shumė nė drejtėsi, do tė shkėlqejnė si yjet pėrjetė.

    
 
 

4.

 

Por ti, Daniel, mbaji tė fshehura kėto fjalė dhe vulose librin deri nė kohėn e mbarimit; shumė njerėz do ta shfletojnė dhe dituria do tė shtohet".

    
 
 

5.

 

Pastaj unė, Danieli, shikova, dhe ja, dy tė tjerė mė kėmbė, njeri mbi kėtė breg tė lumit, dhe tjetri mbi bregun tjetėr tė lumit.

    
 
 

6.

 

Njė nga ata i tha burrit tė veshur me rroba liri, qė qėndronte mbi ujėrat e lumit: "Kur do kryhen kėto mrekulli?".

    
 
 

7.

 

Unė dėgjova atėherė burrin e veshur me rroba liri qė qėndronte mbi ujėrat e lumit, i cili, ngriti dorėn e djathtė dhe dorėn e majtė drejt qiellit, u betua pėr atė qė jeton pėrjtė se kjo do tė jetė pėr njė kohė, pėr disa kohėra dhe pėr gjysmėn e njė kohė; kur forca e popullit tė shenjtė do tė thyhet plotėsisht, tėrė kėto gjėra do tė kryhen.

    
 
 

8.

 

Unė dėgjova, por nuk kuptova, prandaj pyeta: "Imzot, cili do tė jetė fundi i kėtyre gjėrave?".

    
 
 

9.

 

Ai u pėrgjigj: "Shko, Daniel, sepse kėto fjalė janė tė fshehura dhe tė vulosura deri kohėn e mbarimit.

    
 
 

10.

 

Shumė njerėz do tė pastrohen, do tė zbardhen dhe do tė pėrsosen; por tė pabesėt do tė veprojnė me pabesi dhe asnjė nga tė pabesėt nuk do tė kuptojė, por do tė kuptojnė njerėzit e ditur.

    
 
 

11.

 

Nga koha qė do tė ndalohet flijimi i pėrditshėm dhe do tė ngrihet neveria qė shkakton shkretimin do tė kalojnė njėmijė e dyqind e nėntėdhjetė ditė.

    
 
 

12.

 

Lum ai qė pret dhe arrin nė njėmijė e treqind e tridhjetė e pesė ditė.

    
 
 

13.

 

Por ti shko drejt mbarimit tėnd; do tė prehesh dhe pastaj do tė ngrihesh pėrsėri pėr tė marrė pjesėn tėnde tė trashėgimisė nė mbarim tė ditėve".

    
 
 

Osea 1

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com